E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1/ GP Hungari: Barikelo “Një shans i shkëlqyer për mua”

Rubens Barikelo do të niset nga vendi i tretë në Hungaroring: "Në një pistë kaq të vështirë për mua është një shans shumë i mirë". Piloti brazilian i Hondës, në konferencën e tij për shtyp pas kualifikueseve, shpjegon: "Është një rezultat shumë i rëndësishëm për mua. Mendoj se mund të bëjë më mirë akoma. Makina ishte në gjendje të shkëlqyer dhe kështu është shumë më e lehtë për ta drejtuar". Xhenson Baton, piloti tjetër i skuderisë Honda u detyrua të ndërronte motorin dhe do të niset nga vendi i 14-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›