Milan Kundera, akuza për një spiunim të mundshëm
Milan Kundera, shkrim
tari i famshëm çek, i
njohur mbi të gjitha për
veprat e tij, ku shfaqet hapur
antipatia deri në pështirosje
ndaj regjimit komunist, ka denoncuar
një spiun perëndimor
në policinë sekrete komuniste të
vendit të tij, gjatë periudhës kur
ishte student. Autori i librit të
famshëm "Lehtësia e papërballueshme
e qenies", thuhet se ka
spiunuar pilotin çek, pas vizitës
që ai i bëri një mikeshës së tij në
konviktin e vajzave në vitin 1950.
Pas njoftimit të Kunderës në policinë
sekrete, agjenti Miroslav
Dvoracek u arrestua dhe kaloi 14
vjet në burg. Këtë lajm e bën të
ditur revista çeke "Respekt". Ajo
i referohet një raporti të policisë
të datës 14 mars të vitit 1950:
"Studenti Milan Kundera, lindur
më 1 prill të vitit 1929 në Brno, i
ka raportuar departamentit tonë
se një student i ri është takuar
me…". Studenti është një dezertor
çek, që kohë më parë iku ilegalisht
në Gjermani. "Dvoracek
kishte ikur në Gjermani pas
grushtit të shtetit të komunistëve.
Fillimisht ai kishte shkuar
në një kamp refugjatësh
dhe më pas u rekrutua nga shërbimi
sekret amerikan e u ridërgua
sërish në atdheun e tij, i cili
ndodhej nën pushtetin e komunistëve.
Në udhëtimin e kthimit
në atdhe, ai vizitoi një studente
femër, shoqe të Kunderës dhe
menjëherë pas kësaj vizite u arrestua.
Fillimisht gjyqi e dënoi
me dënim kapital, por më pas i
dhanë 22 vjet burg, nga të cilat
bëri vetëm 14. Burgu ishte tipik
komunist, pra veç burgut e kishte
të detyrueshme edhe punën e
rëndë në një minierë uraniumi,
destinacioni i zakonshëm për të
burgosurit politikë. Më në fund
u la i lirë në vitin 1963 dhe pak
kohë më pas edhe vetë Kundera
publikoi librin e tij të parë të suksesshëm,
një përmbledhje me
tregime të shkurtra. Tashmë 80
vjeç, Dvoracek vazhdon jetën në
Suedi. Gjatë gjithë jetës kishte
menduar se vajza tek e cila shkoi
natën kur e kapën, ishte edhe
spiunia që e kishte çuar për 14
vjet pas hekurave, por në fakt
nuk ishte kështu. Emri i
Kunderës doli në pah shumë aksidentalisht
nga Adam Hradilek
i Institutit çek të Studimeve të
Regjimeve Totalitare, ndërsa po
kërkonte detaje në lidhje me
çështjen e Dvoracek. "Ka shumë
të ngjarë që Dvoracek të jetë arrestuar
bazuar në informacionin
e dhënë nga Milan Kundera", ka
deklaruar një punonjës i institutit,
gjatë një interviste
televizive. "Ai u përball me dënimin
kapital fillimisht, por më
pas i dhanë 22 vjet e në fakt ai
bëri vetëm 14. Kundera, aktualisht
79 vjeç, konsiderohet gjerësisht si një shkrimtar disident.
Librat e tij më të famshëm janë
veç të sipërpërmendurve edhe
"Shakaja", "Jeta është
tjetërkund" dhe "Valsi i lamtumirës".
Ai ka deklaruar gjithmonë
se shkrimet e tij nuk kanë
nxitje politike, edhe pse në
pjesën më të madhe të veprave
të tij eksploron dhe pasqyron kompleksitetin
e jetës nën komunizëm,
si dhe parodinë e totalitarizmit.
Një nga tregimet e tij të
para, të quajtur "Eduardi dhe
Zoti", përshkruhet nga ideja e
dyfishmërisë, dyzimit dhe nga
përvoja e tij në komunizëm. Në
këtë tregim, një ateist i ri shtiret
si i pafe për të joshur një vajzë të
bukur, por fetare dhe më pas i
duhet që për të mbajtur vendin
e punës të joshë sërish shefen e
tij shumë të shëmtuar, por këtë
herë duke u hequr si fetar. Kundera,
si shumë bashkëkohës të
tij, ishte anëtar i Partisë Komuniste
që në vitin 1948. Më pas u
përjashtua për "aktivitete antikomuniste"
në vitin 1950 dhe më
pas e përdori këtë përvojë si
temën kryesore të romanit të tij
të parë "Shakaja", i cili u botua në
vitin 1967, pavarësisht mesazhit
të fortë antitotalitar që përçonte.
Në vitin 1956 e pranuan sërish në
radhët e Partisë Komuniste, por
në fillim të viteve ‘60 nisi të fliste
shumë kundër regjimit komunist.
"Shakaja" shkaktoi mjaft
kundërshti dhe debat në Çekosllovaki,
kur u botua dhe u
shndërrua në një roman shumë
popullor mes disidentëve, në
prag të pushtimit të Pragës nga
Rusia në vitin 1968. Pas pushtimit
rus statusi i tij ndryshoi rrënjësisht.
Në vitin 1970 u përjashtua
nga Partia Komuniste, u përzu
edhe nga pozicioni i mësimdhënësit
në Akademinë e Pragës
dhe librat e tij u hoqën nga shitja.
Përfundimisht Kundera u
detyrua që ta linte vendin në
vitin 1975, pasi mori ftesë për të
dhënë mësim në Francë, vend në
të cilin jeton edhe sot. Në vitin
1981 mori edhe qytetarinë
franceze. Për sa i përket jetës personale,
ai ka qenë gjithmonë
shumë i kujdesshëm që ta mbajë
atë larg shtypit kurioz dhe gjithmonë
kur e pyesin për të thotë se
"është një çështje e tija dhe që
duhet të mbetet e tillë". Gjatë një
interviste me shkrimtarin Ian
McRwan, ai tha: "Ne i shkruajmë
e i rishkruajmë vazhdimisht
biografitë tona dhe vazhdimisht
u japim gjërave kuptime të reja.
Të rishkruash historinë në
sensin orvellian nuk është aspak
antihumane. Në të kundërt është
shumë humane". Për sa u përket
lajmeve të fundit në lidhje
me çështjen e spiunimit, si në
shumë raste të tjera ai nuk ka
preferuar që të bëjë komente.
tari i famshëm çek, i
njohur mbi të gjitha për
veprat e tij, ku shfaqet hapur
antipatia deri në pështirosje
ndaj regjimit komunist, ka denoncuar
një spiun perëndimor
në policinë sekrete komuniste të
vendit të tij, gjatë periudhës kur
ishte student. Autori i librit të
famshëm "Lehtësia e papërballueshme
e qenies", thuhet se ka
spiunuar pilotin çek, pas vizitës
që ai i bëri një mikeshës së tij në
konviktin e vajzave në vitin 1950.
Pas njoftimit të Kunderës në policinë
sekrete, agjenti Miroslav
Dvoracek u arrestua dhe kaloi 14
vjet në burg. Këtë lajm e bën të
ditur revista çeke "Respekt". Ajo
i referohet një raporti të policisë
të datës 14 mars të vitit 1950:
"Studenti Milan Kundera, lindur
më 1 prill të vitit 1929 në Brno, i
ka raportuar departamentit tonë
se një student i ri është takuar
me…". Studenti është një dezertor
çek, që kohë më parë iku ilegalisht
në Gjermani. "Dvoracek
kishte ikur në Gjermani pas
grushtit të shtetit të komunistëve.
Fillimisht ai kishte shkuar
në një kamp refugjatësh
dhe më pas u rekrutua nga shërbimi
sekret amerikan e u ridërgua
sërish në atdheun e tij, i cili
ndodhej nën pushtetin e komunistëve.
Në udhëtimin e kthimit
në atdhe, ai vizitoi një studente
femër, shoqe të Kunderës dhe
menjëherë pas kësaj vizite u arrestua.
Fillimisht gjyqi e dënoi
me dënim kapital, por më pas i
dhanë 22 vjet burg, nga të cilat
bëri vetëm 14. Burgu ishte tipik
komunist, pra veç burgut e kishte
të detyrueshme edhe punën e
rëndë në një minierë uraniumi,
destinacioni i zakonshëm për të
burgosurit politikë. Më në fund
u la i lirë në vitin 1963 dhe pak
kohë më pas edhe vetë Kundera
publikoi librin e tij të parë të suksesshëm,
një përmbledhje me
tregime të shkurtra. Tashmë 80
vjeç, Dvoracek vazhdon jetën në
Suedi. Gjatë gjithë jetës kishte
menduar se vajza tek e cila shkoi
natën kur e kapën, ishte edhe
spiunia që e kishte çuar për 14
vjet pas hekurave, por në fakt
nuk ishte kështu. Emri i
Kunderës doli në pah shumë aksidentalisht
nga Adam Hradilek
i Institutit çek të Studimeve të
Regjimeve Totalitare, ndërsa po
kërkonte detaje në lidhje me
çështjen e Dvoracek. "Ka shumë
të ngjarë që Dvoracek të jetë arrestuar
bazuar në informacionin
e dhënë nga Milan Kundera", ka
deklaruar një punonjës i institutit,
gjatë një interviste
televizive. "Ai u përball me dënimin
kapital fillimisht, por më
pas i dhanë 22 vjet e në fakt ai
bëri vetëm 14. Kundera, aktualisht
79 vjeç, konsiderohet gjerësisht si një shkrimtar disident.
Librat e tij më të famshëm janë
veç të sipërpërmendurve edhe
"Shakaja", "Jeta është
tjetërkund" dhe "Valsi i lamtumirës".
Ai ka deklaruar gjithmonë
se shkrimet e tij nuk kanë
nxitje politike, edhe pse në
pjesën më të madhe të veprave
të tij eksploron dhe pasqyron kompleksitetin
e jetës nën komunizëm,
si dhe parodinë e totalitarizmit.
Një nga tregimet e tij të
para, të quajtur "Eduardi dhe
Zoti", përshkruhet nga ideja e
dyfishmërisë, dyzimit dhe nga
përvoja e tij në komunizëm. Në
këtë tregim, një ateist i ri shtiret
si i pafe për të joshur një vajzë të
bukur, por fetare dhe më pas i
duhet që për të mbajtur vendin
e punës të joshë sërish shefen e
tij shumë të shëmtuar, por këtë
herë duke u hequr si fetar. Kundera,
si shumë bashkëkohës të
tij, ishte anëtar i Partisë Komuniste
që në vitin 1948. Më pas u
përjashtua për "aktivitete antikomuniste"
në vitin 1950 dhe më
pas e përdori këtë përvojë si
temën kryesore të romanit të tij
të parë "Shakaja", i cili u botua në
vitin 1967, pavarësisht mesazhit
të fortë antitotalitar që përçonte.
Në vitin 1956 e pranuan sërish në
radhët e Partisë Komuniste, por
në fillim të viteve ‘60 nisi të fliste
shumë kundër regjimit komunist.
"Shakaja" shkaktoi mjaft
kundërshti dhe debat në Çekosllovaki,
kur u botua dhe u
shndërrua në një roman shumë
popullor mes disidentëve, në
prag të pushtimit të Pragës nga
Rusia në vitin 1968. Pas pushtimit
rus statusi i tij ndryshoi rrënjësisht.
Në vitin 1970 u përjashtua
nga Partia Komuniste, u përzu
edhe nga pozicioni i mësimdhënësit
në Akademinë e Pragës
dhe librat e tij u hoqën nga shitja.
Përfundimisht Kundera u
detyrua që ta linte vendin në
vitin 1975, pasi mori ftesë për të
dhënë mësim në Francë, vend në
të cilin jeton edhe sot. Në vitin
1981 mori edhe qytetarinë
franceze. Për sa i përket jetës personale,
ai ka qenë gjithmonë
shumë i kujdesshëm që ta mbajë
atë larg shtypit kurioz dhe gjithmonë
kur e pyesin për të thotë se
"është një çështje e tija dhe që
duhet të mbetet e tillë". Gjatë një
interviste me shkrimtarin Ian
McRwan, ai tha: "Ne i shkruajmë
e i rishkruajmë vazhdimisht
biografitë tona dhe vazhdimisht
u japim gjërave kuptime të reja.
Të rishkruash historinë në
sensin orvellian nuk është aspak
antihumane. Në të kundërt është
shumë humane". Për sa u përket
lajmeve të fundit në lidhje
me çështjen e spiunimit, si në
shumë raste të tjera ai nuk ka
preferuar që të bëjë komente.