E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza e viteve ‘30: Çfarë nuk u mësua

Po jetojmë në një epokë finan
ciare tragjike. Të premten që
shkoi, tregjet amerikane të
aksioneve ranë rreth 40%, me fjalë
të tjera kjo e premte ishte një ndër
5 momentet më të errëta që nga viti
1920. Para saj mund të renditen
vetëm "shembja" e bursës së Wall
Street në vitin 1929, kolapsi
teknologjik i vitit 2000, kriza e vitit
1973 pas luftës së Yom Kippurit,
ndërsa çmimi i naftës u katërfishua
dhe kolapsi i famshëm i
viteve 1937/‘38, kur në Evropë po
niste Lufta II Botërore. Në vitin
2000, edhe pse duket sikur fundi i
botës ishte pas kthesës, ekonomia
botërore shpëtoi thuajse e pacenuar.
Sigurisht që u regjistruan recesione
të vogla në Shtetet e Bashkuara,
Evropë, apo Japoni. Shumë
më e vështirë ka qenë situata në
krizat e viteve ‘30, apo ‘70, megjithatë
bota ia doli mbanë. Për sa i përket
krizës së fundit financiare, ajo
i ka të gjitha shenjat të jetë shumë
më e mprehtë dhe me më shumë
pasoja. Rënia e çmimeve të aksioneve
është më shumë një efekt anësor
i asaj çka po ndodh në të
vërtetë. Tregjet financiare e nisën
vallen e vdekjes me krizën e kredive,
e cila erdhi si pasojë e rritjes
së madhe të çmimeve të pasurive
të patundshme dhe e borxhit të
ekonomive familjare. Pikërisht
këto dy dukuri të fundit mund të
krahasohen fare mirë me fitimet e
mëdha të viteve ‘20, periudhë gjatë
së cilës njerëzit shpenzonin me
grushte sikur e nesërmja të mos
ekzistonte. Gjatë 12 muajve të fundit,
të gjithë shpresuan se politikëbërësit
do të mund të gjenin
një përgjigje, apo një zgjidhje për
sa po ndodhte. Në këto e sipër,
tregu i pasurive të patundshme në
SHBA nisi të shënonte rënie. Uljet
e herëpashershme në përqindjet
zyrtare të interesit synonin nxitjen
e shitjeve, por nuk arritën që të
ndalnin atë që tashmë kishte nisur.
Bankat ndërprenë huadhënien
ndaj njëra-tjetrës, duke
pasur frikë se bilancet e tyre të
mbushura me borxhe e "mbetje
toksike" do të shpërthenin nga
momenti në moment. Në këtë situatë
ngurtësimi të likuiditetit,
bankat qendrore nisën të pomponin
para në të gjithë sistemin bankar
dhe në shuma shumë të
mëdha, e megjithatë zhbllokimi i
situatës nuk ndodhi. Kompani të
ndryshme arritën që të shpëtonin
në një mënyrë, ose në një tjetër, e
megjithatë pavarësisht disa
shembujve të rrallë, sistemi në
vetvete ishte në shembje e sipër.
Programi i shpëtimit i Ministrisë
Amerikane të Thesarit për asetet
problematike kishte si qëllim
heqjen e aseteve të dyshimta nga
sistemi financiar, me shpresën se
me t‘i hequr këto "mbetje" bankat
do të rinisnin t‘i jepnin hua njëratjetrës.
Por as kjo masë nuk pati
efektshmëri. Javën që shkoi,
qeveria britanike ndërmori një
tjetër hap. Ajo vendosi që t‘u ofronte
një kapital prej miliarda paundësh
bankave britanike në rrezik.
Bëhet fjalë për një hap shumë delikat.
Në këtë rast nuk kemi të
bëjmë me një shtetëzim të mirëfilltë,
edhe pse koncepti nuk është
shumë larg tij. Më tepër bëhet
fjalë për dhënie fund të rënies së
lirë që ka përfshirë të gjitha aksionet
e që rrezikon të rrënojë gjithë
sistemin. Po cili ishte rezultati i një
mase të tillë? Tregjet britanike të
aksioneve shënuan menjëherë
pas një mase të tillë një ndër humbjet
e tyre më të mëdha. Sigurisht
që kjo situatë mund të marrë fund.
Ndodh që një çast të jemi të pashpresë
e fill më pas të ndihemi sërish
mirë. Në këto kushte nuk na
mbetet veçse të shpresojmë. Por
për një gjë të tillë ka shumë barriera
për t‘u kapërcyer. Së pari, ndryshe
nga shumë kriza financiare të
mëparshme, kjo e kësaj radhe është
një krizë ndërkombëtare. Sigurisht
që ka shumë për të mësuar
nga krizat individuale të Suedisë,
Japonisë, apo Shteteve të Bashkuara,
kohë më parë, ka ngjashmëri,
por gjithsesi ato mbeten kriza
thellësisht kombëtare. Me "asetet
toksike" të shpërndara në të
gjithë sistemin financiar botëror,
qeveritë po konkurrojnë me njëratjetrën
për mënyrën më të mirë të
daljes nga situata. Nëse në Britaninë
e Madhe injektimi masiv i kapitaleve
do të dalë një sukses,
atëherë ndoshta kjo mund të imitohet
edhe nga vendet e tjera.
Nëse qeveria irlandeze i garanton
depozitat e bankave të saj, kjo
mund të jetë një politikë që duhet
të ndiqet edhe tjetërkund. Së dyti,
thuajse të gjitha politikave të
shpëtimit të diskutuara deri më
tani janë të bazuara mbi idenë se
sistemi bankar ose duhet të vazhdojë
të funksionojë me uljen e përqindjeve
të interesit, ose përmes
injektimit të kapitalit, apo përmes
shtetëzimit. Por çfarë mund të
ndodhë në rast se sistemet bankare
janë aq të dëmtuara sa të mos
bëjnë të funksionojnë asnjë nga
masat e shpëtimit të ndërmarra
deri më tani? Në një rast të tillë
politikëbërësit do të duhet të marrin
në konsideratë opsionin
bërthamor. Në fakt, përmes shitjes
së bondeve bankave qendrore,
qeveritë mund të "printojnë" para
për t‘ua shpërndarë sektorëve
ekonomikë, përmes reduktimit të
taksave, ose në mënyrë më të efektshme,
përmes rritjes në shpenzimet
e qeverisë. Paratë hidhen në
ekonomi pa nevojën e një sistemi
bankar. Qeveria alokon kapital,
banka qendrore humbet pavarësinë
e saj dhe filozofët e tregut të lirë
humbasin gjithë thelbin e filozofisë
së tyre. Por nuk kemi arritur
ende në një masë të tillë. Së treti.
Qeveritë janë shumë të lidhura me
votuesit dhe taksapaguesit e tyre.
Kjo do të thotë që politika të ndërmarra
nga qeveria gjermane mund
të mos pranohen në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës. Në mungesën
e koordinimit të politikave
mes vendeve të ndryshme, mund
të ndodhë që qeveri të caktuara të
kenë nxitje për të anuar nga despotizmi.
Po çfarë do t‘i ndodhte
sistemit tonë ndërkombëtar të
tregut të lirë dhe lëvizjes së kapitalit
në rrethana të tilla? A mund të
përballemi ne, në këndvështrimin
afatgjatë, me një ambient
ekonomik shumë më tepër proteksionist?
Së katërti, na duhet
ende të presim për të parë
ndikimin e plotë të krizës në ekonominë
reale. Të gjithë nuk po e
heqim nga goja fjalën recesion, që
nuk përbën më një fakt të papritur
dhe të beftë. Por sa më shumë
që shkrihet tregu financiar, aq më
i madh është rreziku i një ekonomie
problematike për vitet që do
të vijnë. Kështu, për shembull, kriza
bankare në Japoni doli të ishte
shumë më e rëndë nga sa u parashikua
fillimisht, pjesërisht për shkak
të aseteve në të cilat ishin bazuar
shumë banka kur dhanë
kreditë, veçanërisht toka që humbën
shumë në çmim. Çmimi i
tokave në Japoni ka rreth 15 vjet që
vazhdon të bjerë. Në këtë moment,
është ende e vështirë që të çmosh
se deri në çfarë mase kriza ka
ndikuar në ekonominë dhe cilat
do të jenë pasojat e krizës. Ajo çka
dimë është se shumë banka do të
duhet për shumë kohë ta reduktojnë
dhënien e kredive, por për
bankat që këtë funksion e kanë
pasur primar, kjo do të thotë humbje
e madhe. Deri në një zgjidhje
të situatës, kreditë do të kenë përqindje
më të lartë interesi dhe sigurisht
që nuk do të jepen më lehtësisht
si dikur, por mbi kontrolle të
imtësishme të kolateraleve. Ky
kolaps i sistemit të kreditimit të
bankave ndodhi edhe në fillim të
viteve ‘30. Kreditë ranë në 85%. Për
këtë shkak, shumë biznese dhe
familje u gjendën përballë falimentit
dhe jo sepse kishin bërë
ndonjë veprim të gabuar apo dinak,
por sepse nuk mund t‘u referoheshin
më bankave për të
përmbushur nevojat e tyre të
përditshme. Në fakt, askush, asnjëherë
nuk e ka dashur këtë valle
vdekjeje të financave. Një pjesë e
madhe e njerëzve e ngushëlluan
fillimisht veten me idenë se mësimet
e nxjerra nga kriza e viteve ‘30 dhe
ato që pasuan ishin mësuar më në
fund dhe se do të ishte e pamundur
që të njëjtat situata të
përsëriteshin, pra që bota të kalonte
një tjetër Depresion të Madh.
Shanset për një gjë të tillë janë ende
të vogla, por shpesh harrojmë se
nga Depresioni duheshin nxjerrë
mbi të gjitha tri mësime: E para:
furnizo sistemin me para; e dyta:
sigurohu që qeveritë t‘i koordinojnë
politikat dhe e treta: mos lejo
borxhet të rriten shumë. Fatkeqësisht
nga sa u pa vetëm pika e parë
u mbajt parasysh, sa për të tjerat u
injoruan në dëm të të gjithëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›