Muzika të ndihmon të rritesh
"Nuk dëshiroj t‘i afroj fëmijët me muzikën, por përmes saj t‘u tregoj jetën", kështu shprehet i entuziazmuar Daniel Barenboim, pianisti dhe dirigjenti i orkestrës së "Staatsoper" të Berlinit. Daniel ka krijuar në kryeqytetin e Gjermanisë kopshtin e parë muzikor në të gjithë Evropën. Kopshti "Musikkindergarten" është padyshim më i famshmi i vendit, jo vetëm për faktin se ideatori i saj është një yll i muzikës klasike, por edhe sepse koncepti i tij është unik, pothuajse revolucionar. Në fakt, filozofia e këtij instituti është të zhvillojë edukatën e fëmijëve përmes muzikës: gjithçka këtu mësohet duke kënduar këngë, duke u rënë instrumenteve, duke dëgjuar muzikë, e duke krijuar melodi. "Nuk kërkojmë që t‘i bëjmë fëmijët tanë Mozartë të vegjël. Ajo që kërkojmë të vëmë në praktikë është një metodë didaktike, bazuar te muzika, e cila nuk mësohet si një disiplinë, por eksperimentohet dhe jetohet në të gjitha aspektet e saj", shpjegon drejtoresha e kopshtit. Kopshti "Musikkindergarten" veçohet edhe nga disa shkolla të ndryshme muzike, sepse mësimi i partiturave dhe instrumenteve është vetëm gjysma e programit. Secili prej katër grupeve të fëmijëve, me moshë nga dy deri në pesë vjeç, i është besuar një mësuesi ose mësueseje, që ky i fundit e organizon mësimin në bazë të aktivitetit muzikor. Mësimi nis me "rrethin e mëngjesit", ku këndohen këngë të ndryshme, më pas fëmijët shpërndahen nëpër klasat e tyre, ku zhvillojnë lojëra muzikore, kërcejnë dhe luajnë me instrumentet e vërteta. Pranë tavolinave të vizatimit qëndron një piano, tamburet dhe kitarat janë vendosur nëpër cepat e mureve, ndërsa flautet, violinat dhe ksilofonet në raftet e lodrave. Ndonjëherë instrumentet janë të mëdha po aq sa fëmijët, por të vegjlit nuk e kanë aspak të vështirë t‘i mbajnë në duar, sepse ditë pas dite kanë mësuar t‘i njohin dhe t‘i përdorin. Puna pedagogjike e bërë nga tetë mësues (të gjithë të specializuar) është vetëm njëra pjesë e programit: gjë me interes janë edhe vizitat javore të muzikantëve të "Staatskapelle", orkestra e Operës së Berlinit, të cilët vijnë në kopsht për të luajtur muzikë me fëmijët; kohën që mbetet fëmijët recitojnë dhe japin shfaqje me mbështetjen e orkestrës.
"Për mua muzika është një instrument që depërton lehtas te çdo njeri. Të shohësh në sy fëmijët, ndërsa i bie një vegle muzikore, është një eksperiencë e papërsëritshme", thotë oboisti solist i "Staatskapelle", i cili vjen rregullisht në kopshtin e famshëm për të luajtur muzikë. "Puna jonë në kopsht nuk është një barrë", vazhdon oboisti, "por një gjest vullnetar që e çojmë përpara me entuziazëm, sepse me punën tonë ndihemi pjesë e një modeli pedagogjik. Së bashku me grupin e mësuesve dhe me një ekspert muzikor, zhvillojmë ide, që më pas në kopsht bëhen praktikë e përditshme". Ndonjëherë mësuesit i çojnë fëmijët për të parë provat e orkestrës. Atje ata mund të dëgjojnë muzikë, të flasin me muzikantët, por edhe t‘u bëjnë pyetje të ndryshme atyre. Në të kundërt mund të trukohen në dhoma dhe të marrin pjesë në provat e këngëtarëve lirikë: një eksperiencë origjinale dhe shumë ndryshe nga ajo e bashkëmoshatarëve të tyre. Ndonjëherë Daniel Barenboim i çon muzikantët e ftuar të njohin kopshtin e tij, ashtu siç ndodhi me Lang Lang, pianistin e momentit, i cili luajti në piano ekskluzivisht për spektatorët e vegjël. "Këta fëmijë mund të bëhen nxitësit e një revolucioni. Kur të shkojnë në shkollë do të pyesin menjëherë: "Po këtu ku është muzika?" Kështu do të sjellin një informacion të madh prej nga kanë ardhur, saqë ndoshta do t‘i ndryshojë metodat e vjetra edukative. Të paktën kjo është ëndrra ime", shpjegon Barenboim.
Por ç‘avantazhe ka muzika mbi fëmijët? Muzika në kopshte dhe shkolla ka efekte pozitive, si për shembull i bën fëmijët më të motivuar ndaj mësimit, më të përqendruar dhe më pak agresivë. Por jo vetëm kaq. Sipas drejtoreshës së kopshtit, falë muzikës fëmijët mund të zhvillojnë me shpejtësi një kompetencë sociale: duke qenë se luajnë në grup japin besim dhe pranojnë rolin e të tjerëve.
Fëmijët mësojnë të dëgjojnë, që në vegjëli kanë luajtur para një publiku, gjë e cila do t‘i ndihmojë më tej në shkollë dhe jetë.
Në fund u është treguar se fëmijët që frekuentojnë këto mësime arrijnë të mësojnë të flasin rrjedhshëm dhe si pasojë bëhen më të shkathët se bashkëmoshatarët e tyre. Mendimet e drejtoreshës duket se nuk janë vetëm bindje: studime të ndryshme neurologjike, psikologjike dhe sociologjike, janë përpjekur të tregojnë efektshmërinë e edukimit muzikor, ndoshta edhe për t‘i rezistuar tendencës aktuale për të reduktuar, ose eliminuar orët e muzikës në programet e shkollave gjermane.
Kopshti i Barenboim është shtetëror, jo privat. Prindërit e fëmijëve paguajnë një tarifë mujore në bazë të rrogës së mësuesve. Për shpenzimet e mësuesve dhe blerjen e instrumenteve kujdeset vetë Daniel Barenboim me paratë që fiton nga koncertet e tij. Për organizimin e festave të ndryshme, drejtuesit e kopshtit pranojnë financime edhe nga firmat private. Tashmë kopshti "Musikkindergarten" është bërë shumë i famshëm dhe prindërit që duan të regjistrojnë fëmijët e tyre vijnë nga çdo lagje e qytetit; në listën e pritjes janë rreth 200 veta.
"Për fëmijën tim kam zgjedhur këtë lloj kopshti, sepse muzika është pasqyrimi i gëzimit të jetës. Jam e bindur se muzika të afron me njerëzit, të bën më tolerant dhe më të ndjeshëm. Është një mjet për të mësuar se si të njohësh dhe të vlerësosh kulturat e tjera", shprehet një prind.
Për Daniel Barenboim muzika është një instrument i privilegjuar për të favorizuar dialogun ndërkulturor dhe për të mbështetur bashkëjetesën mes personave të kulturave të ndryshme. Në vitin 1999, ai krijoi "West-Eastern Divan Orchestra", ku të rinjtë hebrenj dhe palestinezë qëndronin pranë njërit-tjetrit në një orkestër të muzikës klasike. Por kjo është një tjetër histori.