E Diel, 1 Nëntor 2026

Milan-Napoli, "San Siro"pret një betejë titulli

ROME- Milani dhe Napoli do të zhvillojnë sot në mbrëmje një nga betejat më të rëndësishme për titullin kampion të këtij sezoni. "San Siro" do të vendosë përballë dy skuadrat që kryesojnë aktualisht renditjen e Serisë A, me Milanin që është i shkëputur prej 3 pikësh nga skuadra e Maxarrit. Por, napoletanët janë një nga skuadrat që po zhvillojnë futbollin më të bukur aktualisht në Itali. Alegri nuk fshihet para kësaj sfide: "Luajmë për objektiva të rëndësishëm dhe kështu është edhe për Napolin", thotë tekniku i Milanit. Lënia jashtë e Kavanit nga 11-shja titullare në ndeshjen e Europa League ndaj Vilarealit, është prova për Alegrin, që edhe Napoli do të kërkojë fitoren. "Kjo është vetëm 1 nga 12 finalet që do të luajmë", tha Maxarri.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›