Roberto Karlos në Rusi, kalon te skuadra e Anzhi
TIRANE-Ish-kampioni i botës me Brazilin, Roberto Karlos, mbërriti të hënën në Grozni, ku do t’i bashkohet skuadrës ruse të Anzhi.
Ai ka nënshkruar një kontratë për 2 vjet e gjysmë me këtë klub, duke u bërë ndoshta futbollisti më i paguar i kampionatit rus, me 8 milionë euro në sezon. Roberto Karlos u prit nga dhjetëra tifozë, që i kanë uruar mirëseardhjen në aeroport. Të martën, ish-lojtari i Realit të Madridit do të bëjë debutimin e tij në Rusi, në ndeshjen e Kupës ndaj skuadrës kampione në fuqi, Zenit. Klu i i ri i Roberto Karlos e ka zhvendosur ndeshjen në Çeçeni për shkak të shpërthimit të dhunës në republikën kaukaziane të Dagestanit. Kalimi i brazilianit nga Korinthiasi për tek Anzhi, konfirmon se Premier Liga ruse është kthyer në një parajsë për futbollistët veteranë.
Roberto Karlos është një prej futbollistëve më të njohur dhe ndoshta anësori më i mirë i të gjitha kohërave. Ai ka luajtur mbi 100 ndeshje me kombëtaren braziliane, me të cilën fitoi edhe Kupën e Botës të vitit 2002.
(d.b/BalkanWeb)