Not, shqiptari Sidni Hoxha, kampion edhe në amerikë
TIRANË- Notari i talentuar shqiptar, Sidni Hoxha, është bërë i pari kampion shqiptar në kampionatin amerikan të universiteteve, i quajtur ndryshe Konferencë.
Përfaqësuesi i Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, arriti që përtej Atlantikut, të shkruajë një histori shqiptare në Amerikë.
19-vjeçari fitoi garën e 50 jardëve stil i lirë, sipas njësisë matëse të gjatësisë në SHBA, madje duke dhënë kohën 19”87 në eleminatore, vetëm 2 të qindat më pak sesa rekordi i Universitetit të Old Dominion, universitet ku ai studion. E përkthyer në metra, kjo kohë është 21”73, natyrisht e paarritur ndonjëherë nga ndonjë notar shqiptar.
Përveç medaljes së artë në 50 jardë, Hoxha fitoi të artën edhe në 100 jardë, me kohën 44”56 që gjithashtu e përkthyer në metra thotë 48”73. Edhe në këtë rast, Hoxha arriti kohën e dytë më të mirë në historinë e Universitetit Old Dominion në të gjitha kohët.
Përveç dy garave individuale, Hoxha mori pjesë edhe në gara skuadre për Universitetin e tij, në stafeta, duke fituar dy medalje argjendi dhe një bronzi. Për notarin shqiptar ky është sezoni i parë në SHBA dhe është shpallur si debutuesi më i mirë në Amerikë.
19-vjeçari nuk ka qenë në kampionatin e fundit botëror në radhët e përfaqësueses së Shqipërisë, ndërsa mbetet në garë për të qenë në Lojrat e ardhshme Olimpike, në Londër 2012.
Megjithë rezultatet e arritura nga notari shqiptar vitet e fundit, ku ka thyer disa herë edhe rekorde kombëtare, ai nuk është përfshirë në listën prej 6 sportistësh që Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka përzgjedhur për të marrë bursë për stërvitjet përpara Lojërave Olimpike “Londër 2012”. Sipas KOKSH-it Hoxhës i është mohuar kjo mundësi prej mosmarrëveshjeve që kanë ekzistuar mes tij dhe Federatës Shqiptare të Notit.
(d.b/ATA/BalkanWeb)