“Çmendet” shtypispanjoll, Shakiralidhje me Pike?
MADRID- Një ditë më parë “La Vanguardia” dha lajmin e ndarjes së Shakirës nga i fejuari Antonio de la Rua, duke përmendur jo pa të keq miqësinë e këngëtares me Zherard Pike. Por, sot e përditshmja tjetër e Barcelonës “Periodico” shkruante me të madhe: “Shakira, më pranë Pikesë pas ndarjes”.
Sipas mediave katalanase, ajo ka më shumë se një miqësi me Pike. “Periodico” i kushton një faqe të tërë çiftit, duke dhënë detaje dhe vende të takimeve të tyre. Gjithçka nis me një natë të kaluar në një hotel në Ibiza verën e kaluar. Një natë më parë ata kishin qenë së bashku në diskotekë, ndërsa në hotelin “Atzaro”, që ka vetëm 7 dhoma, kishte prenotuar vetëm Shakira dhe jo mbrojtësi i Barcelonës.
Në mëngjes, ata dolën secili me një orë e gjysmë distancë, ndërsa Pike kishte të njëjtat rroba që kishte qenë në diskotetë një natë më parë me Shakirën. Këngëtarja dhe lojtari u fotografuan nga një paparac i revistës “Cuore”. “Jemi vetëm miq, nuk ka asgjë më shumë”, ka komentuar Pike. Të dy janë takuar edhe në një hotel në fshat, pranë Tarregës, në fund të gushtit, ku kishin prenotuar të 7 dhomat në emër të tyre. Gjithashtu, janë parë duke shëtitur në plazh në Blanes si edhe duke darkuar në Guissona dhe Barcelonë.
Ndërkohë, për t’u përmendur edhe një shaka e Dani Alvesh, kur në muajin maj skuadra e Barcelonës po festonte titullin kampion para 100 personave. Ai ulëriti: “Në nderim të Pike dhe një të ftuarës së tij, që mendoj se është në tribunë, të marrim të gjithë një valle pak a shumë “Waka-Waka”. Shkurt, për specialistët e kronikave rozë, ka pak dyshime.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)