E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, gati për çdo kundërshtar

Sulmuesi Alexandre Pato mendon se Milan mund të matet me çdo kundërshtar në Ligën e Kampionëve, pavarësisht barazimit 2-2 me debutuesin, skuadrën çeke Viktoria Plzen.

Golat nga Pato dhe bashkëkombësi i tij brazilian Robinho e dërguan Milanin në epërsi 2-0 në ndeshjen e tyre të fundit në Grupin H, në udhëtim te kampioni i Çekisë. Por, Rossonerët – që kishin siguruar më herët kualifikimin – pranuan dy gola në minutat e fundit në Synot Tip Arena dhe u desh të ngushëllohen me vetëm një pikë.

Megjithatë, Pato është optimist se skuadra e tij ka atë që nevojitet për të vazhduar garën. “Milan është gjithmonë gati”, tha ai për ueb faqen zyrtare të UEFA-s. “Ne tani duhet të presim dhe të shohim se me kë do të takohemi. Mendoj se duhet të mendojmë vetëm për veten, të mundohemi të japim maksimumin, por jam i sigurt se mund të matemi me këdo”, u shpreh ai.

Barazimi në Çeki nuk ishte aspak i kënaqshëm për Milanin. “E kishim rezultatin në duart tona. Pranuam dy gola në fund dhe sigurisht se nuk mund të jemi të kënaqur. Barazimi nuk ishte rezultati që kërkuam”, përfundoi Pato. Milani doli i dyti në Grupin H me nëntë pikë nga gjashtë ndeshje, shtatë pikë prapa fituesit të grupit dhe kampionit në fuqi, Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›