E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drogba: Mos më pyetni për të ardhmen

Didier Drogba ngurron të diskutojë të ardhmen e tij me Chelsean pasi shkëlqeu mbrëmë në fitoren ndaj Valencias.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë do të jetë pa kontratë në fund të sezonit dhe atij ende nuk i është ofruar rinovimi nga klubi londinez.

“E ardhmja ime nuk është e rëndësishme, gjëja më e rëndësishme është të kthejmë ekipin në pozitën ku duam të jemi, në maje të Premier Ligës. Ne nuk jemi të kënaqur me pozitën ku jemi tani”, ka thënë Drogba.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›