10-pikëshi i Mourinhos kundër Barcelonës

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, u ka dhënë lojtarëve të tij “10 Urdhërat” të cilat duhet t`i ndjekin në ndeshjen El Clasico kundër Barcelonës.
Marca shkruan se Mourinho ka ngjitur në murin e dhomës së veshjeve dhjetë pika në të cilat lojtarët e tij duhet të fokusohen në prag të ndeshjes së kësaj fundjave.
Dhjetëpikëshi i Mourinhos është ky:
1. Të mos pranojmë gol dhe kurrsesi në pjesën e parë;
2. Publiku ta bëjë ferr Bernabeun për Barcën;
3. Harroni arbitrin. Ruajuni nga kartonët;
4. Përqendrimi i fuqisë në sulmet ajrore;
5. Nuk duhet ta humbim shikimin tek topi për asnjë sekondë;
6. Mbyllni hermetikisht hapësirat, qëndroni prapa kur mbuloni;
7. Intensitet, presion, shpejtësi dhe ritëm;
8. Përpjekje ekstreme dhe lëvizshmëri për të hutuar Barcën;
9. Koordinim dhe lëvizje të përqendruara;
10. Vetëbesim. Nuk duhet të luani me ankth.
Reali dhe Barcelona do të takohen këtë të shtunë, 10 dhjetor, me fillim në ora 20:00 në Santiago Bernabeu.