Shqipëria siguron një miqësore ndaj Gjeorgjisë
Duket se aventura e trajnerit të ri të përfaqësues së Shqipërisë do të debutojë pikërisht përballë Gjeorgjisë në Tbilisi. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur akordin e arritur midis dy federatave të futbollit, asaj të Shqipërisë dhe Gjeorgjisë. Kështu, më 29 shkurt 2012 kuqezinjtë do të kenë përballë një kundërshtar për të parë nga afër gjendjen e grupit.
Takimet e grupit tonë në eliminatoret e Botërorit Brazil 2014 në shtator të 2012-tës, pra në një distancë kohore të konsiderueshme, zyrtarë të FSHF-së kanë planifikuar një miqësore në ditët e lira të caktuara nga UEFA. 29 shkurti është e para në radhë dhe në këtë datë ekipi kombëtarë do të zhvendoset në Gjeorgji përballë një kundërshtari që në eliminatoret e fundit ka treguar një rritje të nivelit futbollistik, sidomos në fushën e tij.
Pritet me mjaft kuriozitet nga opinioni i gjrë sportiv trajneri i ri i kuqezinjve, por deri tani në listën e gjatë emrat janë vërtet të shumtë. Miqësorja ndaj Gjeorgjisë pritet të jetë vitrina e parë për pankinën e re të Shqipërisë. Pak kohë më pare, kombëtarja ka zhvilluar një miqësore në Qemal Stafa, e cila është mbyllur në shifrat 1-1. Asokohe gjeorgjianët drejtoheshin nga trajneri i mirënjohur argjentinas, Hektor Raul Kuper.