E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBI heton Rusinë, komplot për Kupën e Botës 2018?!

FBI ka nisur një hetim për Rusinë e cila dyshohet se është përpjekur të fusë në lojë hakersat për të kompromentuar Kupën e Botës 2018 dhe ofertën e Anglisë.

Hetuesit amerikanë tanimë kanë marrë në pyetje disa personazhe të federatës së futbollit. Hetimi ka në qendër dyshimet se Rusia dhe ekipi i saj kanë tentuar të hyjnë në llogaritë e postës elektronike të stafit anglez dhe atij amerikan.

Në fillim Rusia kishte kundërshtare Anglinë dhe SHBA-në për mbajtjen e kampionateve botërore të 2018 dhe 2022 përpara se sa SHBA të përqëndrohej vetëm tek vitit 2022.

Rusia arriti të fitojë me një votë më shumë në Komitetin Egzekutiv të FIFA-s për zhvillimin e Kupës së Botës 2018 ndërsa Katari fitoi të drejtën për të organizuar dhe pritur Kupën e Botës 2022.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›