Milan mund Parmen Inter barazon. Roma humb serish

Milan fluturon drejt vendeve të para të renditjes në kampionatin italian duke mundur 4-1 Parmën. Pas Boateng, këtë herë është Nocerino ai që tërheq kuqezinjtë drejt vendit të katërt të Serisë A, duke shënuar një trigolësh të rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Massimiliano Allegri.
I polemizuar në ndeshjet e para, Nocerino do të kalonte |Milanin në avantazh pas një ngulmimi në zonën e Parmës. Vetëm pas dy minutash ish-mesfushori i Palermos do të dyfishonte rezultatin, përpara se Ibrahimovic të realizonte golin e tretë në minutën e 73-të të pjesës së dytë. I kotë goli i Xhovinkos që do të ngushtonte përkohësisht diferencën, por mbrëmje ishte e gjitha për Nocerinon që në limitet e kohës së rregullt do të vuloste fitoren 4-1 të Milanit.
Pas këtij suksesi, kuqezinjtë janë ngjitur në kuotën e 14 pikëve, po aq sa Napoli që ka mundur 2-0 Udinezen. Në fillim Maxho dhe më pas një gol spektakolar i Lavezzit i kanë dhuruar tri pikë skuadrës napolitane, që është kthyer te fitorja në kampionatin italian. Vazhdon të vuajë Inter që ka barazuar 1-1 në fushën e Atalantës. Por mund të shkonte më keq për zikaltërit, që pasi do të kalonin në avantazh me Shnajder do të barazoheshin nga goli i Denis.
Por në fund vendasit do të gabonin një 11-metërsh, duke ndarë nga një pikë në javën e tetë të Serisë A. Humbet sërish Roma, që është mundur 2-1 në fushën e Xhenoas, rezultat ky që e ka zbritur skuadrën e Luis Henrike në vendin e nëntë të klasifikimit.
Nertan Prifti