E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan mund të huazoj Sakhon

Mamadou Sakho mund të transferohet në formë huazimi te Milani. Lajmin e bën të ditur e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”, e cila shkruan për skenarin e mundshëm të kalimit të mbrojtësit të PSG në “San Siro”.

Sipas gazetës, lojtari francez mund të rinovojë kontratën me kampionët e Ligue 1, për t’u transferuar më pas te kuqezinjtë në formë huazmi për 1 vit. Mësohet se dhe trajneri Allegri ka dhënë miratimin e tij pë këtë operacion.

Ndërkohë administratori Adriano Galliani vazhdon të presë sinjale nga Cska Moscow pë japonezin Honda./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›