Barcelona fitoi me fat

Jose Mourinho theksoi se fati luajti rol të rëndësishëm në fitoren e Barcelonës 3-1 ndaj skuadrës së tij Real Madridit në El Clasicon e së shtunës mbrëma në Santiago Bernabeu.
“Ishte një ndeshje dhe në shumë prej tyre fati luan rol të rëndësishëm” tha Mourinho pas takimit.
“Ishim në epërsi 1-0 dhe u desh ta dyfishonim atë, por nuk e bëmë. Goli i dytë i tyre erdhi nga një devijim, dhe të gjithë mund të shohim se nuk ishte asgjë tjetër përveç se fat. Kishim raste të tjera për 2-2 por ata realizuan të tretin dhe kjo ishte goditje e rëndë psikologjike për ne”, u shpreh Mourinho.