Kontratë e re për Cechun

Chelsea ka hapur bisedimet me portierin Petr Cech rreth vazhdimit të kontratës së tij, ka konfirmuar menaxheri Andre Villas-Boas.
Marrëveshja aktuale e Cechut me gjigantin nga Stamford Bridge skadon në fund të sezonit të ardhshëm por klubi synon të sigurojë shërbimet e 29 vjeçarit në kontratë të re afatgjate.
“Ka pasur shumë njoftime të rreme rreth largimit të Cechut nga klubi. Ne jemi duke u munduar të arrijmë marrëveshje të re me të. Jemi të interesuar në vazhdimin e kontratës” tha Villas-Boas.