Milan, në kërkim të Fernando Torres
Sulmuesi
Sipas “Il Giorno”, Milani është duke bërë gati një ofertë për të blerë sulmuesin e Liverpulit, Fernando Torres. Torres, i cili ka qenë objektiv disa herë, është duke u vëzhguar nga drejtuesit e klubit në lidhje me një transferim gjatë verës. Spanjolli nuk ka qenë i kënaqur në “Anfield” dhe ka shprehur dëshirën për të luajtur te Milani, por “Il Giorno” tregon se asgjë nuk është konfirmuar nga Milani, Liverpuli apo Torres. Një tjetër sulmues i kërkuar është edhe Edin Dzeko i Volfshburgut, por 40 milionë euro është shumë për Milanin.
#