Çesk Fabregas mban në gjemba Arsenalin
Dyshimi
Mesfushori i Arsenalit, çesk Fabregas, është në dyshim për sfidën e nesërme kundër Barcelonës. Kapiteni i “topçinjve” pati probleme në gju, në takimin e së shtunës kundër Birmingamit dhe Arsen Venger i trembet faktit se spanjolli mund të mos rikuperohet në kohë. Fabregas, i cili ka luajtur në Akademinë e Barçës deri në vitin 2003, u dëmtua pas një përplasjeje të fortë me Kreig Gardner, megjithatë qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes. Londinezët pritet të jenë edhe pa Abu Diabi.
#