Mancini paralajmeron Juven Kujdes ndaj meje nuk fiton
Iku koha kur skuadrat e medha shkonin ne Siti of Mancester si favorite nga parashikimet. Krenaria ka dale ne pah kater dite pas fitores ndaj Celsit. Kjo ndihet ne nje qytet ku deri pak vite me pare te ishe tifoz i Sitit dhe ka vertet shume do te thoshte te ndihesh bir i nje zoti te vogel. Ndersa sot te njejtet persona ndihen se jane ne anen dhe vendin e duhur. Dita e blerjes se Karlitos Tevez nga rivali i perjetshem Junajtid beri qe asgje te mos jete me si me pare. Per ti kujtuar kontribuonte nje foto gjigante e argjentinasit me bluzen e kalter e varur ne Deansgate ku shkruheshin fjalet Mireserdhe ne Mancester. Aleks Ferguson nuk e pertypi dot dhe u tha se ishin nje ekip i vogel por qe nga ajo dite Siti beri jehone qe nuk kishte ndodhur me pare. Por transformimi perfundimtar iu besua Roberto Mancinit ne dhjetorin e kaluar. Objektivi eshte te cojne Sitin ne tavolinen e te medhenjve te futbollit europian. Por diferenca mes skuadrave te medha dhe atyre mediokre qendron esencialisht ne vazhdimesine e rezultateve dhe trajneri italian e di mire Sot pres konfirmime sepse do te perballemi me nje tjeter skuader te madhe Juve. Nuk mendoj per golat e shumte te pesuar nga mbrojtja e tyre sepse shpesh shenojne nje me shume. Dhe kane gjetur te Krasic nje lider. I njoh mire aftesite e tij dhe nuk cuditem Krasic eshte nje lojtar i madh. Ne po behemi nje skuader e vertete ku sakrifikohet per 90 minuta. Progreset jane evidente edhe pse me pare nuk kane qene dhe aq keq.