Milan prapa Realit dhe Barcelonës

Nga Express më 04 shtator 2011 në ora 18:00
Portieri i Milanit Christian Abbiati mendon se ekipi i tij është në mesin e skuadrave më të mira të futbollit evropian.
Rossonerët u eliminuan nga Tottenhami në edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve por Abbiati është më optimist për sezonin e ri.
“A jemi konkurrent në Evropë? Vetëm Real Madridi dhe Barcelona janë më të fortë. Gjithçka mund të ndodh brenda 180 minutave, sezonin e kaluar ne u mposhtëm nga një skuadër teknikisht inferiore” tha Abbiati për të përditshmen italiane Corriere della Sera.