Fernando Torres do të ikë nga Liverpuli
David Vija
Sulmuesi i Liverpulit, Fernando Torres, do të largohet nga “Anfilld Roud” për të luajtur me çelsin gjatë verës së ardhshme, nëse skuadra nuk arrin të fitojë trofe gjatë këtij sezoni. David Vija, sulmuesi i Barcelonës dhe partneri i “El Ninjos” në Kombëtaren spanjolle, është i bindur për këtë fakt. Vija tha: “Arsyeja përse Torres u largua nga Atletiko ishte sepse ai e donte që do të shkonte në një klub ku mund të fitonte trofe prestigjioze. Ky është shansi i fundit i Liverpulit për ta mbajtur në skuadër: ata duhet të luftojnë në të gjitha frontet”.
#