E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shnajder: Murinjo, trajner i Man. Junajtid dhe Anglisë

Skenari i holandezit

Nuk luftojnë më në të njëjtin front, por në marrëdhënien ndërmjet Uesli Shnajder dhe Zhoze Murinjos respekti dhe vlerësimi mbetet maksimal. Madje, fantazisti holandez i Interit merr guximin që të “sponsorizojë” trajnerin e ri të Realit të Madridit, për një detyrë të dyfishtë: trajner i Mançester Junajtid dhe seleksionator i përfaqësueses së Anglisë. “Futbolli anglez e entuziazmon më shumë se gjithçka në Europë. Pyetja nuk është nëse do të kthehet një ditë atje, por kur do të kthehet. është e shkruar: në harkun e disa vjetëve Mou do të shkojë te Mançesteri. Një trajner i madh do të tërhiqet dhe një tjetër do të zërë vendin e tij”, deklaroi Shnajder. “Por, shton holandezi, nëse do t’i ofrohej edhe stoli i Kombëtares së Anglisë së bashku me atë të Junajtid, jam i sigurt që Murinjo do të pranonte. Atij i pëlqen shumë që të punojë përditë me lojtarët dhe për këtë arsye nuk do të pranonte vetëm një detyrë si trajner përfaqësueseje. Zhoze dhe unë jemi bërë miq të mirë tek Interi dhe nga bisedat që kemi zhvilluar kam kuptuar se ai beson që mund të bëjë diçka të mirë me lojtarët e Anglisë. Po flasim për trajnerin më të mirë në botë dhe ky eksperiment ka qenë i suksesshëm në të kaluarën”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›