Milan shtyn prezantimin e projektit për të rinjtë
• Klubi i Milanit dhe partnerët shqiptarë, vendosën që në shenjë respekti për viktimat dhe momentin e vështirë që po kalon vendi pas aksidentittë tmerrshëm që ndodhi të shtunën në Gërdec, të shtyjnë konferencën prezantuese të shtypit për projektin e “Milan Junior Camp Tirana 2008” për datën 26 mars. Prezantimi i këtij projekti ishte planifikuar që të bëhej sot në ambientet e hotel Sheraton në Tiranë, por kjo është shtyrë për javën e ardhshme. Në tiranë pritet të vijë ish-sulmuesi i Milanit dhe i Italisë, Daniele Masaro, i cili aktualisht është përgjegjësi i marrëdhënieve me publikun në klubin e Milanit.