Vokrri: Përjashtimi i FSHF s’ndikon te futbolli kosovar
• Pezullimi i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) nga të gjitha aktivitetet e FIFA-s nuk do të pengojë proceset e Federatës së Futbollit të Kosovës për anëtarësim në FIFA, ndonëse FSHF është caktuarnga FIFA të jetë kujdestare e FFK-së gjatë kësaj periudhe. Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, nuk sheh ndonjë telash që mund të pjellë suspendimi i FSHF-së nga FIFA. “Absolutisht jo, ne jemi shtet më vete dhe kur të vijë koha do të aplikojmë si gjitha shtetet e tjera”, ka thënë Vokrri, për “Koha Ditore”. Sipas tij, me FSHF-në mund të punohet edhe tani kur ajo ndodhet e suspenduar. FSHF-ja është pezulluar të premten me afat të pacaktuar nga FIFA për shkak të cenimit të autonomisë së FSHF-së nga shteti shqiptar.