Kriza, presidentët kërkojnë Asamble
• Presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore kërkojnë që futbolli shqiptar të dalë sa më shpejt nga kriza në të cilën ndodhet dhe për këtë janë të gatshëm të ulen në bisedime në përpjekje për të gjetur një rrugëzgjidhje.Jetmir Halilaj Presidenti i klubit të Shkumbinit, Xhavit Ismaili ka thënë se nuk do të investojë më nëse futbolli shqiptar do të jetë i përjashtuar nga FIFA. “Eshtë e trishtueshme për një njeri që investon në një skuadër të shohë se si shkatërrohet gjithçka për faj të një konflikti, ku sipas meje i vetmi që humbet është futbolli – ka thënë drejtuesi i Shkumbinit për “Panorama” – Të dyja palët (MTKRS dhe FSHF) janë përgjegjëse për këtë situatë, por të mos harrojmë se ata që humbasin realisht jemi ne biznesmenët që investojmë për futbollin shqiptar. Kjo është e patolerueshme dhe pasi kam kontaktuar me disa nga presidentët e klubeve të Superligës kemi rënë dakord që të takohemi nesër (sot) për të diskutuar në lidhje me këtë problem serioz”. Propozimet Drejtuesi i skuadrës së Shkumbinit ka thënë se do të ndërpresë investimet në rast se futbolli shqiptar do të vazhdojë të jetë i përjashtuar nga organizatat ndërkombëtare. “Ky është një konflikt ku janë përgjegjëse të dyja palët – ka thënë ai – Jam i pakënaqur edhe nga qëndrimi i FSHF-së, pasi kur drejtuesit e panë se çfarë rrjedhe mori situata, ata mund të kishin mbledhur Asamblenë dhe të konsultoheshin për të gjetur një zgjidhje dhe për ta evituar këtë situatë. Një alternativë mund të kishte qenë edhe krijimi i një grupi pune të posaçëm për të bashkëpunuar ose për të ndërmjetësuar me MTKRS-në për të evituar këtë situatë, sepse në fund të fundit ata që humbasin më shumë në këtë mes janë presidentët e futbollit, sepse lekët i kanë hedhur ata për klubet dhe jo zyrtarët e FSHF-së. Pastaj të mos harrojmë që Federata përfaqëson klubet shqiptare në arenën ndërkombëtare, kështu që nuk mund të bënte indiferenten karshi klubeve. Në mbledhjen që do të zhvillohet nesër (sot), ku unë nuk e di me saktësi se sa presidentë do të jenë të pranishëm, do të propozoj mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme për të diskutuar dhe për të gjetur një rrugëzgjidhje. Në të kundërt unë mendoj që të gjithë presidentët të ndërpresin investimet e tyre deri sa Shqipëria të pranohet sërish në FIFA. Ne nuk mund të investojmë kot”.Arsyetimi Ismaili ka thënë se nuk është domosdoshmërisht detyrë e presidentëve të skuadrave që pretendojnë pjesëmarrjen në Evropë për ta ngritur zërin të parët, pasi të gjithë investitorët e futbollit humbasin në këtë rast. “Dikush mund të thotë se përse e ngre zërin presidenti i Shkumbinit kur skuadra e tij mund të mos sigurojë një vend në Evropë, por kjo është tërësisht e gabuar – ka thënë presidenti i Shkumbinit – E them këtë sepse nëse klubet shqiptare nuk marrin pjesë në Evropë, atëherë bie interesi, nuk ka më rivalitet dhe niveli i garës është thuajse zero. Pra praktikisht kampionati dhe shpenzimet janë të kota”. PjesëmarrësitTakimi mes një pjese të presidentëve të Superligës pritet të zhvillohet sot në Tiranë te “Vila Gold”. Drejtuesi i Shkumbinit ka thënë se ka kontaktuar me presidentët e Partizanit, Tiranës, Besës, Vllaznisë dhe të disa klubeve të tjera të Kategorisë Superiore dhe pritet që takimi të zhvillohet sot pasdite. FushajPresidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, e ka cilësuar si një skandal të vërtetë përjashtimin e Shqipërisë nga FIFA. “Kjo është një situatë shumë kritike dhe nga e cila duhet të dilet me shpejtësi. Unë do t’i bëja kërkesën të gjithë presidentëve që të mblidhemi e të diskutojmë për të ndryshuar situatën”, ka thënë ai.