Milan sjell Champions në Shqipëri
Trofeu i Ligës së Kampioneve të fituar nga Milani në vitin 2007, ka mbërritur mbrëmë në Tiranë. Ish-futbollisti i klubit kuqezi, Daniele Masaro, ka sjellë këtë trofe në kryeqytetin shqiptar, për të prezantuar në mënyrën më spektakolare projektin "Milan Junior Camp". Aktiviteti që do të zhvillohet në fundin e muajit qershor në kryeqytet, do t‘u krijojë mundësinë 400 fëmijëve shqiptarë nga mosha 8 deri në 16 vjeç që të stërviten nga pjesëtarë të stafit të akademisë së të rinjve të Milanit. Pesë prej tyre do të përzgjidhen për të udhëtuar drejt Milanos, ku do të vihen para të gjithë stafit stërvitor të kuqezinjve, me shpresën që një ditë të veshin fanellën e kësaj skuadre.
Detajet e plota të këtij projekti do të zbulohen gjatë konferencës së sotme të organizatorëve të Milanit dhe partnerit shqiptar të projektit, Rezart Taçi, president i kompanisë "Taçi Oil". "Duam të falënderojmë Milanin që na bëri pjesë të historisë së këtij klubi", ishin fjalët e partnerit shqiptar, ndërsa ish-futbollisti Masaro, në prononcimin e tij të parë në vendin tonë, e cilësoi këtë si një ngjarje emocionuese, për shkak edhe të historive që e lidhnin atë me Shqipërinë. "Për mua ka qenë një moment mallëngjyes kur zbrita nga avioni, pasi kam një lidhje të ngushtë me vendin tuaj. Kur isha fëmijë, çdo natë para se të flija, babai im më fliste për vendin tuaj, ku fatkeqësisht ai ishte një i burgosur lufte gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për mua ishte një moment i veçantë, pasi më në fund po shihja vendin për të cilin kisha dëgjuar kaq shumë gjëra. Tani nuk do të kem shumë kohë për ta parë Shqipërinë, por besoj se gjatë zhvillimit të projektit në verë, do të kem mundësinë për të parë më shumë nga vendi juaj", tregoi ish-sulmuesi i Milanit dhe i kombëtares italiane.
"Projekti është diçka shumë e bukur, që Milani e realizon me partnerët e tij në të gjithë botën. Por nuk dua të zbuloj gjithçka që në ditën e parë. Ne nuk kemi ardhur këtu për të kërkuar lojtarë të rinj, por nëse nga fëmijët që do të shohim gjatë projektit do të evidentojmë ndonjë talent, natyrisht që do ta marrim në konsideratë", u shpreh Masaro.
Përveç iniciativës mjaft të veçantë, mbërritja e trofeut të Ligës së Kampioneve është hera e parë kur në Shqipëri "shpaloset" një kupë e tillë. Megjithatë, kjo gjë është përfshirë në traditën e klubit kuqezi në organizimin e "Milan Junior Camp", pasi trofeu udhëton në vendet ku zhvillohen projekte të tilla në mënyrë që të gjithë të ndihen pjesë e suksesit të kuqezinjve në arenën ndërkombëtare. Milani është ekipi që ka më shumë tituj ndërkombëtarë, duke përfshirë 7 herë Ligën e Kampioneve, 3 herë Kupën Interkontinentale dhe së fundmi edhe Botërorin e Klubeve.
Për shqiptarët
"Luajnë në Serinë A, kanë vlera"
Ish-sulmuesi i Milanit, Daniele Masaro, i cili tashmë është menaxheri i marrëdhënieve publike të klubit kuqezi ka folur edhe rreth futbollistëve shqiptarë që luajnë në Itali. "Di që në Serinë A ka tre futbollistë shqiptarë, Bogdani, Tare dhe Behrami (nga gazetarët i është kujtuar se aty militojnë edhe Ujkani e Çani te Palermo, por që ende nuk kanë debutuar) dhe për aq kohë sa luajnë aty janë futbollistë cilësorë", tha Masaro. "I kam ndjekur në aksion nëpërmjet televizorit, ndërsa kur luajnë në ‘San Siro‘ me Milanin, detyrimisht që jam në stadium".