E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, synohen Elano dhe Dos Santos

Mesfushori

Te Milani vazhdohet të diskutohet për lojtarët që mund të përforcojnë mesfushën e skuadrës së drejtuar nga Alegri. Një prej zgjidhjeve mund të jetë Xhovani Dos Santos, ish-lojtar i Barcelonës, që tashmë Totenhemi e ka nxjerrë në treg. Kjo, pavarësisht faktit se ai u paraqit mjaft mirë në Botërorin 2010 me Meksikën. Alternativa tjetër është braziliani Elano, që kërkon të largohet nga Gallatasarai. Alternativa e tretë, por më pak bindëse, është ajo e bjellorusit, Aleksandër Hleb.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›