E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ofertë 423 milionë euro për Liverpulin

Miliarderi kinez

Sipas BBC-së, Keni Huang kërkon të marrë kontrollin e plotë të Liverpulit. Biznesmeni kinez, i cili drejton “Qsl Sportsuna”, shoqëri investimesh në Hong Kong, është i gatshëm të ofrojë rreth 423 milionë euro (350 milionë sterlina) për klubin e Premiershipit anglez. Ai u ka bërë një ofertë të qartë pronarëve amerikanë të “Reds” (Xhilet dhe Hiks), ndërsa marrëveshja mund të mbyllet pas disa ditësh: ndërrimi i pronarit pritet të bëhet përpara 31 gushtit, datës kur mbyllet merkato e verës. Keni Huang duket se është i vetmi blerës realisht i interesuar, ndërsa ka kërkuar të blejë Liverpulin edhe në vitin 2008.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›