Reali, 40 milionë euro për Tevez
Objektivi
Prej sezonit të ri, Karlos Tevez mund të luajë për Realin e Madridit. Ky është spekulimi më i fundit i merkatos i përhapur nga mediat britanike, sipas të cilave argjentinasi 26-vjeçar është shndërruar në objektivin kryesor të spanjollëve. Sulmuesi i Mançester Sitit kërkohet me ngulm nga trajneri Zhoze Murinjo, i cili e cilëson si zëvendësuesin e brazilianit Rikardo Kaka, që ka zhgënjyer në “Santiago Bernabeu”. Për Tevez, Reali ka përgatitur një ofertë me vlerë 40 milionë euro.
#