E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diego mund të qëndrojë tek Argjentina

Karlos Bilardo

Diego Armando Maradona është shndërruar në telenovelë. Pas akuzave të ndërsjella në media, Karlos Bilardo i ka rihapur trajnerit dyert e përfaqësueses së Argjentinës. Kjo ka ndodhur pak ditë pas vendimit të “Pibe de Oro”-s për t’u larguar nga “albicelestet”, pasi federata (AFA) nuk konfirmoi stafin e tij teknik. “Nëse Diego dëshiron të bisedojmë, mund të gjejmë gjuhën e përbashkët”, tha Bilardo. “Detyra ime është që të sugjeroj njerëzit që mund të punojnë në Kombëtare, ndërsa vendimet i merr federata. Mund të duket e pamundur, por nuk përjashtohet mundësia që Maradona të vazhdojë punën në krye të stolit të Argjentinës”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›