Milani interesohet për Diego Alves

Milani raportohet se është duke përgatitur ofertë për portierin e Almerias, Diego Alves.
Kuqezinjtë janë në kërkim të një zëvendësuesi të portierit Nelson Dida dhe objektiv i tyre është braziliani tjetër Alves, shkruan sportivja spanjolle "AS". Kontrata e Dida skadon në fund të sezonit dhe klubi italian nuk ka në plan ta vazhdojë atë.
Në anën tjetër, kontrata e Alves ka një klauzolë që kap vlerën e 15 milionë eurove, megjithatë, presidenti i Almeria, Alfonso Garcia, thuhet se është i gatshëm ta shesë atë edhe për 10 milionë euro.