E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani kthehet në vend të parë

Kampioni i Italisë në fuqi, Milan, ka regjistruar fitore prej 1-0 si mysafir i Chievos për ta rimarrë kreun e tabelës së Serie A.

Në takimin e zhvilluar në Stadio Marc`Antonio Bentegodi, skuadra vendase luajti më mirë në fraksionin e parë të lojës, megjithatë ishin mysafirët ata që krijuan avantazh.

Pas një kundërsulmi të Milanit, Sulley Muntari shënoi një gol të bukur për epërsinë e Rossonerëve (8’).

Edhe në gjysmën e dytë të takimit mysafirët nuk ishin bindës, megjithatë arritën ta ruajnë avantazhin nga gjysma e parë.

Kjo fitore e kthen Milanin në pozitën e parë në tabelë me dy pikë më shumë se Juventusi që të mërkurën zhvillon takimin e kësaj xhiroje ndaj Lazios

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›