Adriano operohet të premten

Sulmuesi brazilian, Adriano, të premten do t`i nënshtrohet një operacioni në thembër.
Ish-sulmuesi i Interit dhe Romës aktualisht është pa skuadër, pasi Corinthians lejoi largimin e tij për shkak të problemeve brenda dhe jashtë fushe.
Ndërkohë, pritet që Flamengo t`i ofrojë një kontratë, megjithatë drejtuesit e këtij klubi presin riaftësimin e plotë lojtarit për ta bërë këtë.