E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani, lëndime me bollëk

Nga Express më 14 shtator 2011 në ora 18:01

Edhe pse vetëm sa ka filluar sezoni i ri, Milani ka filluar të përballet me lëndime të shumta. Pas Ibrahimovicit, Mexesit, Taiwos, Flaminit e Robinhos, listës së infermierisë u janë shtuar edhe Ambrosini e Boateng.

Mesfushori italian ka lënduar krahun e djathtë, ndërsa kolegu i tij i repartit nga Gana, ka hasur në probleme muskulore, në takimin e së martës mbrëma ndaj Barcelonës, në Ligën e Kampionëve.

Të enjten (sot) do të dihet edhe periudha se sa do të mungojnë këta dy lojtarë dhe nëse do të jetë eventualisht njëri nga ta në gjendje të luajë të dielën mbrëma kundër Napolit, në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›