Ronaldo: Kush është Gotze?

Ylli i Real Madridit, portugezi Cristiano Ronaldo, thotë se nuk e njeh yllin e ri gjerman Mario Gotze. Në një intervistë për Bild, Rondaldo shprehet:” "Kush është Gotze? Në çfarë pozicioni luan ai? A është ai i mirë?
Ronaldo thotë se nuk ka kohë që ta përcjellë Bundesligen gjermane e kjo mund të jetë arsyeja qe nuk e njeh Gotzen. Talenti gjerman është në përcjellje të shumë klubeve gjermane, pas performancës që po e tregon në kampionatin gjerman, përkatësisht kampioni aktual Dortmund.