E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani merr zviceranin Senderos, plotësohet mbrojtja

Kundërsulm i Milanit. Pikërisht kur bisedimet dukeshin të dështuara, Milani konfirmon blerjen e Filip Senderos. Kalimi nuk është zyrtarizuar akoma nga dy klubet, por tashmë gjithçka duket e kryer me formën e huazimit të zvicerianit nga Arsenali. Në këtë rast thyhet konkurrenca e Njukasëllit, që u afroi "topçinjve" rreth 15 milionë euro për mbrojtësin, por dëshira e lojtarit duket se ishte vendimtare. Pas Shevçenkos, Ançeloti e ka më në fund edhe mbrojtësin e tij. Një mbrojtës i fortë, me përvojë ndërkombëtare dhe i gatshëm ta ndihmojë repartin e tërhequr kuqezi. Senderosi është "xhevahiri" që i mungonte formacionit kuqezi, njeriu i duhur për të plotësuar një organikë që tani është mes më të mirave të kampionatit. Pra, siç tha vetë Galiani, aktualisht Milani është "mbtreti" i merkatos. Një merkato e kujdesshme, me pak shpenzime, në aspektin ekonomik, së cilës, nëse do t'i gjendej një defekt, i mungon vetëm një qendërsulmues me peshë. Rol që, gjithsesi mund të zihet nga Borrielo. Ançeloti ka skuadrën që donte, dhe tani mund të fillojë të punojë me qetësi me krijesën e tij që, edhe pse është ndërtuar, nuk lindi asnjëherë. Në një javë, tekniku kuqezi duhet të sajojë skuadrën anti-Bolonjë, për ta nisur mirë kampionatin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›