E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani mund Kievon, në gjurmët e Interit

Kuqezinjtë edhe pse nuk bindin fitojnë me Kievon 1-0 dhe janë në vend të dytë. Bien Napoli dhe Udineze

Milani ruan diferencën prej 1 pike me Interin, ndalojnë Napoli, Fiorentina dhe Udineze. Ndeshjet e javës së dymbëdhjetë të Serisë A kanë thelluar diferencat midis vendeve të para të klasifikimit, ku menjëherë pas krahëve të kryesueses (të shtunën fituese 2-0 në Palermo) konfirmohet Milani, që ka mundur Kievon 1-0 në San Siro. Për kuqezinjtë, në një ndeshje jo shumë bindëse, ka qenë vendimtar goli i realizuar nga pika e bardhë e penalltisë nga Kaka, dhënë pas një faulli të dyshimtë të shkaktuar në dëm të brazilianit, që me sa dukejka ndodhur jashtë zonës së rreptësisë. Gjithsesi, këto kanë qenë tri pikë thelbësore për Milanin, në një ditë ku shumë skuadra të kreut kanë kapitulluar. Firoentina ka dalë e mposhtur me një rezultat të ngushtë në fushën e Kaljarit, ku gjithçka është venbdosur nga një gol i Akuafreskës me penallti. Eshtë bllokuar edhe Napoli, që në fund të një ndeshjeje të tensionuar, ku arbitri Kristian Brigi ka qenë shumë i kontestuar, ka dalë i mundur 3-1 në fushën e Atalantës. Ndërkohë që zikaltrit janë nervozuar pas penalltisë që ka sjellë barazimin momental të miqve, të dhënë pas një faulli, në dukje i vazhdueshëm i Tomas Mafredinit, dhe për një faull të ndodhur më pas në zonën e rreptësisë napoletane, që nuk është ndëshkuar me 11-metërsh. Por ka qenë vetë Manfredini që, një minutë para përfundimit, ka shënuar golin e avantazhit, para se Serxhio Flokari të realizonte golin që ka mbyllur ndeshjen dhe ka qetësuar gjakarat. Ndërsa në Udine, një Rexhinë e mirë ka fituar me një gol të Franko Briencës në shtëpinë e firulanëve 1-0, që janë dukur në rënie. Nuk ndalet ndërkohë vrapimi i Katanias, që me tregolëshin e Xhiusepe Maskarës ka mundur Torinon 3-2. Gjithashtu ka fituar edhe Sampdoria, e cila ka vuajtur më shumë seç duhej në ndeshjen kundër Leçes, të mbyllur me shifrat 3-2 në fushën e saj, ndërsa barazimi i vetëm i ditës ka ardhur në Sienë, 1-1 midis toskanëve dhe Bolonjës.

-----------------------------------------------------Galiani: Ëndërroj Etonë, jo Benzemanë

Maldini dhe Nesta të padisponueshëm, Senderos po vonon, Kaladze me ndonjë problem. Kuqezinjtë nuk humbin kohë për të rinovuar repartin e mbrojtjes dhe trokasin në derën e Udinezes për Kristian Zapatën, mbrojtësi kolumbian që ka befasuar në sezonet e kaluar dhe që është akoma jashtë fushave për shkak të një dëmtimi. Friulanët, që janë drejt rikuperimit të Felipes, mund ta shesin lojtarin për një shifër të pranueshme rreth 7-8 milion eurove. Një çmim shumë më i ulët dhe më i arsyeshëm që vetë drejtuesve kuqezi (dhe atyre juventinë) ju është kërkuar vetëm verën e kaluar, kur Zapata, i ardhur nga një sezon i shkëlqyer, vlerësohej nga klubi jo më pak se 15 milion euro. Por tani gjërat kanë ndryshuar: edhe pa praninë e lojtarit të çmueshëm, Marino ka gjetur dyshen perfekte në qendër të mbrojtjes së tij të formuar nga Domici dhe Koda. Ndër të tjera, duke pritur edhe rikthimin në formën ideale të Felipes. Mesa duket, Zapata mund të sakrifikohet për politikën e zakonshme të klubit, e mësuar gjatë gjithë epokës Poco të zbulojë talente, të cilët më pas shiten për të rregulluar bilancin e klubit. Domethënë Milani do të përforcohet në mbrojtje. Dhe fjalët e shprehuar nga Galiani, para ndeshjes Mila-Kievo, duket se e konfirmojnë këtë. I pyetur për Benzemanë dhe për lëvizjet e ardhshme në merkato, numri dy i kuqezinjve ka mohuar ekzistencën e manovrave rreth lojtarit francez dhe sulmuesve në përgjithësi: "Benzema është një lojtar i mirë, nuk kemi folur me të, Olasi dhe Lioni janë shumë të shtrenjtë, kështu që do të qëndrojë aty ku është". Por ka një deklaratë dashurie kundrejt një futbollisti tjetër, Eto'o, i ndjekur bashkë me Ronaldinjon vetëm disa muaj më parë. "Nuk duam të shqetësojmë Lionin. Benzema është një lojtar i madh, i ri, por nuk jemi të interesuar. Jam i dashuruar me një tjetër sulmues: Eto. Po të kisha mundësi do ta kisha marrë, por këtu flitet për ëndrra",- ka pranuar Galiani.

Seria A, java e 12-të

Dje

Milan - Kievo 1 - 0

Kaljari - Fiorentina 1 - 0

Siena - Bolonja 1 - 1

Sampdoria - Leçe 3 - 2

Udineze - Rexhina 0 - 1

Katania - Torino 3 - 2

Atalanta - Napoli 3 - 1

Roma – Lacio 1 - 0

Të shtunë

Palermo – Inter 0-2

Renditja

1.Inter 2783119 7

2.Milan 2682217 8

3.Juventus 2473217 8

4.Napoli 2372317 11

5.Lacio 2271321 12

6.Udineze 2163319 10

7.Katania 2163314 11

8.Xhenoa 2062419 14

9.Fiorentina 2062414 10

10.Atalanta 1752513 12

11.Palermo 1651615 17

12.Kaljari 1341712 15

13.Sampdoria 1334410 15

14.Siena 133459 12

15.Leçe 1226412 15

16.Torino 1132712 17

17.Roma 822610 18

18.Bolonja 822810 21

19.Rexhina 82289 23

20.Kievo 61386 19

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›