E Diel, 1 Nëntor 2026

Boka Xhuniors nuk ndalet

Boka Xhunjors e nisi në mënyrën më të mirë mbrojtjen e titullit në Argjentinë, duke fituar me rezultatin 2-0 në shtëpi përballë Olimpos. Me këtë sukses, “Mbretërit e Kupave” kanë rritur ecurinë e tyre pozitive, duke regjistruar ndeshjen e 30-të pa pësuar humbje.
Olimpo sulmoi prej startti të lojës dhe portiere Agustin Orion u detyrua të bënte një pritje mjaft të bukur, duke larguar goditjen e Martin Role dhe evitoi që Boka ta shihte veten në disavantazh vetëm pas 30 sekondave lojë.
Vendasve iu deshën 10 minuta për të hyrë në lojë, periudhë kohe gjatë të cilës u detyruan më së shumti të luanin në gjysmëfushën e tyre.
Por, kur mungonin vetëm 4 minuta nga pushimi I lojës, Boka Xhunjors zhbllokoi rezultatin, me një aksion të nisur nga kapiteni Huan Roman Rikelme, ndërsa rrjeta u realizua nga sulmuesi Dario Kvitaniç.
Boka, e cila fitoi titullin e Apertura-s me 12 pikë diferencë nga ndjekësja më e afërt në gjysmën e parë të sezonit, dyfishoi shifrat me Mushe, I cili dërgoi në rrjetë një harkim të Rikelmes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›