E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesliga Borusia mban kryesimin ne kampionat

Borusia e Dortmundit e mbajti kryesimin në kampionatin gjerman pasi fitoi në fushën e saj 1-0 ndaj Leverkusenit. Në një takim të vështirë, mes dy skuadrave të forta, vendasit ia dolën të merrnin 3 pikët falë golit të japonezit Shinji Kagaua në minutën e fundit të pjesës së parë.
Bajerni nuk mbeti prapa pasi fitoi 2-0 ndaj Kaizerslauternit me dy gola të shënuar shumë shpejt. Mario Gomez realizoi në minutën e 7-të dhe pastaj Tomas Myler dyfishoi rezultatin 23 minuta më pas.
Një fitore të thellë arriti Shtutgart, 5-0 ndaj Hertës së Berlinit, ndërsa dy ndeshjet e tjera përfunduan në barazim. Verder barazoi 1-1 me Hofenhajmin dhe po 1-1 përfundoi ndeshja mes Maincit dhe Hanoverit.
Dortmund kryeson me 46 pikë, ndërsa Bajerni e ndjek me 44, pas 21 javësh kampionat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›