Ngrihet Flamurtari merr 3 pike ne fushen e Kamzes
Dy ndeshjet e së shtunës në Superligë kanë dhuruar spektakël dhe emocione, me Flamurtarin që fiton 1-0 në fushën e Kamzës dhe Shkumbinin që nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 me Bylisin.
Flamurtari mori tri pikët në Kamzë, por fituesi i vërtetë ishte futbolli. Në fakt, pavarësisht terrenit të vështirë, loja ka qenë spektakolare, me të dyja skuadrat që kanë sulmuar dhe mund të kishin shënuar të paktën në 4-5 raste, ku vendasit ishin dukshëm më superiorë.
Momenti më i mirë për vendasit e drejtuar nga italiani De Vekis ishte minuta e 36-të, me Micin që nuk shfrtëzon si duhet dhe me portën e boshatisur godet shtyllën. Në fraksionin e lojës, pas direktivave të Muçës, Flamurtari ndryshon sjelljen në fushë dhe paraqitet rrezikshëm.
Në të 49-ën, Pejiç godet shtyllën, ndërsa 6 minuta më pas është sërish sulmuesi kroat që rrezikon, por pa gjetur rrugën e rrjetës. Sfida vazhdon me raste nga të dyja krahët, por goli vjen vetëm në minutën e 82-të: Flamurtari zhbllokon rezultatin me blerjen e janarit, Selimi, I cili shfrytëzon asistin e Pejiç dhe mposht portierin Bytyçi.
Pavarësisht tentativave dhe lojës mbresëlënëse, Kamza del e humbur nga fusha, ndërsa Flamurtari ngjitet në vendin e katërt në klasifikim, me 25 pikë, 7 më pak se Teuta kryesuese.
Në takimin tjetër, Shkumbini nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi me Bylisin, ku Mustafaji i është përgjigjur golit të Xhon Huan. Të dyja këto skuadrat ruajnë vendet në mesin e klasifikim