Milani pas Xhemajlit

Edhe pse Adriano Galliani ka deklaruar se Milani u ka dhënë fund përforcimeve për edicionin e ri, mediat italiane vazhdojnë të raportojnë se ‘Rossonerët’ janë në kërkim të një mesfushori qendror. Sipas tyre, objektiv kryesor i Milanit është bërë mesfushori shqiptar i Napolit, Blerim Xhemajli.
Në fakt, gjiganti italian synonte të përforcohej me Miguel Veloson, por portugezi nga Genoa është transferuar në Dinamo të Kievit, derisa Seydou Keita thuhet se e ka refuzuar ofertën e italianëve për të vazhduar kontratë të re me Barcelonën, kurse Lassana Diarra shihet larg ‘San Siros’.
Andaj, sipas medieve italiane, reprezentuesi zviceran Blerim Xhemajli do të mund t’i kryente punë udhëheqësit të Milanit, Massimiliano Allegri. Transferimi i Xhemajlit nga Napoli në Milan mund të realizohet, pasi napolitanët janë duke punuar për ta sjell në skuadrën e tyre mesfushorin kolumbian, Juan Fernando Quintero.