Negredo mbetet në Sevilla

Presidenti i Sevillas, Jose Maria del Nido ka përjashtuar mundësinë e largimit nga klubi të sulmuesit Alvaro Negredo.
“Alvaro ndihet shumë mirë këtu në Sevilla, është i lumtur me bashkëlojtarët dhe qytetin”, deklaroi Del Nido për mediet spanjolle. Së fundmi spekulohej se reprezentuesi spanjoll mund të braktis klubin gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Por, Del Nido ka insistuar se: “Nuk duam ta shesim Alvaron, nuk duam të diskutojmë rreth kësaj çështjeje me asnjë prej palëve të interesuara. Nuk jemi klub që merremi me spekulime”.