Naldo nuk braktis Werderin

Qendërmbrojtësi brazilian Naldo ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga Werder Bremen gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Naldo së fundmi është përmendur si objektiv i klubit italian Roma, por ai ka theksuar se nuk dëshiron të braktis Werderin. “Do të mbetem këtu. Nuk kam kontaktuar me asnjë klub, përfshirë ata nga vendlindja ose dikë tjetër. Nuk planifikoj të largohem nga Werder Bremen”, deklaroi Naldo për të përditshmen gjermane Bild.
29 vjeçari në Werder erdhi në vitin 2005 nga skuadra braziliane Juventude.