Toure fton Van Persien në City

Kolo Toure ka ftuar Robin van Persien ti bashkohet atij në Manchester City. Toure, 31 vjeç braktisi Arsenalin duke nënshkruar me Cityn më 2009.
Ish anëtarët e Arsenalit, Gael Clichy, Emmanuel Adebayor dhe Samir Nasri po ashtu kanë kaluar në City dhe Toure fton Van Persien ti bashkohet atyre pas vendimit të tij për mos-vazhdimin e kontratës në Emirates.
“Robin është top-futbollist. Kam luajtur me të. Në City ne kemi futbollistë të mirë dhe klubi vendos për përforcime. Por për mua, nëse vjen Robin do të ishte lajm i mirë sepse ai do të na ndihmonte të përmirësohemi”, deklaroi Toure për Manchester Enevning News.