E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona llogarit në Keitan

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta ka bërë të ditur se gjiganti katalan nuk dëshiron ta shesë mesfushorin Seydou Keita.

32 vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në qershor 2014 por spekulimet se mund të braktis Nou Campin gjatë këtij afati kalimtar të verës. Mirëpo, Zubizarreta ka insistuar se klubi dëshiron ta mbajë mesfushorin nga Mali.

“Po flasim për një futbollist me vlerë të madhe. Ne duam që ai të mbetet me ne dhe shpresojmë se do të pranojë. Dëshira jonë është që ai të qëndrojë me ne”, deklaroi Zubizarreta gjatë një konference për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›