E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës-Gore, banorët kërkojne rikthimin e pronave

Autori i Lajmit: red.
Banorë të zonës së Gores në rrethin e Kukësit, pas viteve 90, janë munduar të shfrytëzojnë tokat përtej kufirit për të cilat pretendojnë se janë në pronësi të tyre. Pas ndarjes së kufirit në 1913 ato ngelen nën Jugosllavi, por banorët e kësaj zone mundën t i shfrytëzojnë ato deri në vitin 1948. Pas vitit 1999 ata kanë mundur t i shfrytëzojnë këto toka, por siç tregojnë edhe vetë banorët forcat e KFOR dhe të shërbimit policor të Kosovës i ndalojnë dhe i gjobisin. Vjet në kullotat e fshatit Borje, u bë ndalesa e 34 fshatarëve nga forcat e KFOR-it. Banorët kërkojnë që shteti të negocjojë me shtetin e ri kosovar dhe të gjendet një zgjidhje, të paktën në kohë të punëve të stinës.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›