Statistikat, në rritje numri i fëmijëve jetimë
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Statistikat flasin për një rritje të numrit të fëmijëve jetimë në vendin tonë. Shkak në përhapjen e këtij fenomeni rezultojnë problemet sociale me të cilat haset shoqëria e sotme shqiptare, si: papunësia, polarizimi social, lëvizja e pakontrolluar e popullsisë, emigracioni, prishja e familjeve tradicionale, rritja e numrit të divorceve. Nga ana e tyre punonjësit socialë vlerësojnë se në të kaluarën kjo dukuri shihej dhe ndeshej rrallë për shkak të karakterit patriarkal të familjes dhe mentalitetit të shoqërisë së asaj periudhe. Por, tashmë në shoqërinë tonë ashtu si në çdo shoqëri tjetër sado moderne të jetë, ka fëmijë jetimë, biologjikë dhe socialë, që për shkaqe të ndryshme kanë humbur prindërit dhe kanë nevojë për mbrojtje sociale të veçantë të shtetit dhe shoqërisë. Pikërisht ky do të jetë sot edhe slogani i aktivitetit "Dita Kombëtare në ndihmë të Jetimëve", që do të mbledhë rreth 140 fëmijë të mbetur jetimë nga fenomeni i gjakmarrjes, fëmijë të policëve të rënë në detyrë, romë dhe të qendrave të ndryshme rezidenciale në vend. Ky aktivitet sensibilizues, i cili do të përshëndetet nga ministri i Punës, Kosta Barka, ka si synim mbështetjen dhe integrimin me dinjitet të fëmijëve jetimë në jetën sociale. Sipas Shërbimit Social Shtetëror, në politikat e mbrojtjes shoqërore vend të rëndësishëm zë mbrojtja e jetimëve dhe ngritja e shërbimeve alternative për këtë kategori. Aktualisht, shteti ynë ka në efiçencë 9 institucione publike rezidenciale dhe 17 OJF - të Përkujdesit Shoqëror që trajtojnë fëmijë jetimë dhe të braktisur. Misioni kryesor i këtyre institucioneve është kthimi i fëmijëve në familjet biologjike ose gjetja e një familjeje kujdestare ose birësuese. Një tjetër alternativë e mbrojtjes dhe mbështetjes së këtij grupi vulnerabël është dhe përfitimi i statusit të jetimit duke bërë të mundur evidentimin e tyre dhe mbështetjen që përfitojnë nga shteti personat me moshë nga 0-25 vjeç që kanë kaluar ose jo nëpër institucionet shtetërore apo private të përkujdesit shoqëror. Ky status, i cili jepet nga SHSSH-ja, përfitohet aktualisht nga 845 persona, ku 390 janë femra dhe 445 meshkuj.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008