Sistemi i Bolonjës, ja me sa kredite merret viti akademik
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Me mbërritjen e përfundimit të vitit akademik MASH publikon udhëzimin për organizimin e studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë sipas ligjit përkatës. Në bazë të të këtij ligji programet e studimit të ciklit të parë, të ciklit të dytë, programet e integruara të studimit të ciklit të dytë dhe programet e studimit të doktoratës organizohen në cikle të njëpasnjëshme studimi, dhe respektivisht sipas cikleve, lëshohen diplomat:
a) “Diplomë e nivelit të parë” (DNP) në fushën e arsimimit të kryer;
b) “Diplomë e nivelit të dytë” (DND) në fushën e arsimimit të kryer;
c) “Diplomë e integruar e nivelit të dytë” (DIND) në fushën e arsimimit të kryer;
d) “Diplomë për gradën shkencore “Doktor” (Dr)”.
Institucionet publike të Arsimit të Lartë lëshojnë, gjithashtu, diplomat:
a) Diplomën “Master i Nivelit të Parë” (MNP) në fushën e arsimimit dhe trajnimit të kryer, në përfundim të programeve të studimit Master i nivelit të parë, pjesë e studimeve të ciklit të dytë dhe që realizojnë arsimim dhe trajnim të mëtejshëm profesional të studentit.
b) Diplomën “Master i Nivelit të Dytë” (MND), në përfundim të programeve të studimit Master i nivelit të dytë, pjesë e studimeve të ciklit të tretë dhe që realizojnë arsimim dhe trajnim të një niveli më të lartë profesional ose shkencor të studentit.
b) Diplomën me titull “Specialist ...”, për shkencat mjekësore ose “Magjistër...”, për shkencat politike, juridike dhe sociale, ndjekur nga fusha e specializimit të kryer, në përfundim të një programi specializues afatgjatë, pjesë e studimeve të ciklit të tretë.
Institucionet publike të Arsimit të Lartë mund të ofrojnë edhe programe të studimeve jouniversitare dyvjeçare, të natyrës profesionale, në përfundim të të cilave lëshohen diplomat përkatëse.
Si llogariten kreditet
1. Një krediti të formimeve universitare i korrespondojnë 25 orë mësimore punë të studentit.
2. Sasia mesatare e punës së kryer gjatë një viti studimesh universitare nga një student me kohë të plotë është 60 kredite apo 1500 orë mësimore punë të studentit, që përfshijnë orë në auditor dhe orë për punë të pavarur të tij.
3. Orët për punë të pavarur të studentit zënë jo më pak se gjysmën e fondit të përgjithshëm të 1500 orëve mësimore.
4. Ngarkesa javore në auditor për leksione, seminare, ushtrime dhe laboratore është në intervalin e 20 - 25 orëve mësimore 60 minutëshe.
1) Programet e studimeve universitare:
a) Programet e studimeve të ciklit të parë
3 vite akademike = 180 kredite
(60 kredite/vit x 3 vite = 180 kredite)
b) Programet e studimeve të ciklit të dytë
2 vite akademike = 120 kredite
(60 kredite/vit x 2vite = 120 kredite)
c) Programet e integruara të studimit të ciklit të dytë
së paku 5 vite akademike = së paku 300 kredite
(60 kredite/vit x 5 vite = 300 kredite)
2) Krediti dhe orët mësimore respektive
a) 1 kredit në formimet universitare është 25 orë mësimore pune të studentit, përbërë nga orë mësimore për transmetim dijesh në auditor (leksione, seminare, ushtrime, laboratore, etj.) dhe orë mësimore për përgatitje ose punë individuale të tij.
b) Sasia e përgjithshme e orëve mësimore të punës së studentit në 1 vit akademik
60 kredite x 25orë mësimore/kredit = 1500 orë mësimore /vit
c) Orë mësimore në auditor:
në javë = 20 - 25 orë mësimore
në një vit akademik = 30 javë x (20-25) orë/javë = 600 ÷ 750 orë/vit (rasti kur viti akademik ka 30 javë mësim)
d) Orë mësimore për studim e përgatitje individuale të studentit
1500 orë/vit – (600 ÷ 750) orë/vit (në auditor) = 900 ÷ 750 orë /vit (studim i ndividual)
Model kreditesh për marrjen e një diplome
Kreditet për veprimtaritë e ndryshme formuese, të domosdoshme për marrjen e një titulli studimi mund të jenë si më poshtë:
Tipi i veprimtarisë Cikli i parë Cikli i dytë
Disiplina të formimit të përgjithshëm (bazë) rreth 20% (rreth 36 kredite) rreth 10% (rreth 12 kredite)
Disiplina të formimit karakterizues të programit rreth 50% (rreth 90 kredite) rreth 40% (rreth 50 kredite)
Disiplina formuese të ngjashme ose/dhe integruese me disiplinat karakterizuese rreth 10% (rreth 18 kredite) rreth 10% (rreth 12 kredite)
Disiplina formuese të zgjedhura nga studentët ndërmjet atyre që ofron institucioni 7 - 8% (12 – 14 kredite) rreth 7 - 8% (8 - 10 kredite)
Veprimtari formuese për njohje të gjuhës së huaj, aftësime informatike, praktika apo stazhe. rreth 10% (rreth 18 kredite) rreth 10% (rreth 12 kredite)
Përgatitje e tezës së diplomës 3 - 4% (5 - 7 kredite) 10% - 25% (12 - 30 kredite)
Totali 180 kredite 120 kredite
Deri këtë vit programe të integruara të studimit të nivelit të dytë janë programet e mëposhtëme të studimit:
a) Mjekësi e përgjithshme;
b) Stomatologji;
c) Farmaci;
d) Veterinari.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008