E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milano, dhurata për të lënë duhanin

 Ulje çmimesh në dyqane, bonuse për udhëtime, filma dhe libra, do të jenë dhurata e komunës së Milanos për të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç që lënë duhanin, nuk abuzojnë me alkoolin dhe që janë të kujdesshëm për sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Një çmim virtuoz, i cili është pjesë e luftës kundër pirjes së duhanit. Sepse me sa duket edhe në Itali ligji anti-duhan nuk ka ndikuar në uljen e përdorimit të tij. Sipas studimeve të fundit në Itali, Milano është qyteti që ka numrin më të lartë të duhanpirëseve femra, 20 të mitur në 100 pinë duhan, dhe cigarja e parë,me llogaritje mesatare, ndizet në moshën 15 vjeçare. Në Bashkinë e Milanos është vendosur që çmimet për të rinjtë do te nisin që nga shkurti 2010. Nuk është e qartë se si bashkia do të identifikojë virtuozët, por për të zbatuar idenë origjinale, janë planifikuar teste që do të zbulojnë nëse të rinjtë e zbatojnë programin për të hequr dorë nga veset.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›